Situatë kritike nga zjarret në Lurë! Flakët jashtë kontrollit, rrezikojnë banesa të banuara

Publikuar me datë:

Vazhdon situata kritike nga zjarret në Lurë. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesa të banuara në zonë.

Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, prej ditës së djeshme në Lurë ka qëndruar edhe një ambulancë.

Raportohet se një person është lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa forcat në terren po punojnë për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Forcat zjarrëfikëse janë angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe policia. Ndërkohë, në Lurë kanë mbërritur edhe dy avionë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, 37-vjeçares i rikthehen funksionet neurologjike

Një rast kompleks neurokirurgjikal është trajtuar me sukses në...

Plagoset shoferi/ Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal

Një aksident rrugor ndodhi mesditën e sotme në Rrugën...

Biznesmeni 35-vjeçar nga Puka ndahet nga jeta, pak ditë pasi u bë pjesë e Forbes

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen, miqtë dhe...

Aksident në Kukës, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi shpëton për mrekulli

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë, 15...