Rikthehet në Shkodër Imzot Angelo Massafra, merr pjesë në përkujtimin e 38 martirëve

Për të shënuar 10-vjetorin e lumnimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri, në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u mbajt një meshë vigjiljeje.

Veçanti i kësaj meshe ishte prania e Imzot Angelo Massafra, i cili për afro 27 vite ka mbajtur postin e Arqipeshkëvit të Shkodër-Pultit. Kthimi i tij në Katedrale për këtë jubile të rëndësishëm për komunitetin katolik i shtoi ceremonialit një dimension të veçantë.

Përvjetori i 10-të i lumnimit të 38 martirëve përfaqëson një çast të rëndësishëm kujtese dhe reflektimi mbi flijimin e klerikëve e besimtarëve që u persekutuan gjatë diktaturës komuniste për arsye të besimit të tyre.

Mesha në Katedralen e Shën Shtjefnit është pjesë e një sërë veprimtarish përkujtimore që po organizohen në Shkodër, për të nderuar jetën dhe trashëgiminë shpirtërore të 38 martirëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe