Apeli për Nënë Pashkën prek qytetarët në Shkodër, solidarizohen institucionet dhe bizneset: Ndihma do të vijojë çdo ditë

Apeli për ndihmë për Nënë Pashkën ka marrë një përgjigje të menjëhershme nga qytetarët, institucionet dhe bizneset në Shkodër.

Dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar drejtpërdrejt me të përmes numrit të telefonit 069 760 43 03, duke ofruar ndihma ushqimore dhe mbështetje të tjera për të lehtësuar kushtet e vështira në të cilat jeton.

Mes reagimeve ka qenë edhe ai i Drejtorisë së Shërbimit Social në Shkodër, e cila është angazhuar për t’iu përgjigjur këtij rasti. Kontributin e tyre e kanë ofruar edhe drejtues e zyrtarë të tjerë, të cilët kanë preferuar të mos bëjnë publikë emrat.

Një tjetër gjest solidariteti vjen nga restoranti “Te nana Traditional Food”. Biznesi ka vendosur që, duke nisur nga sot, t’i ofrojë Nënë Pashkës dhe motrës së saj një vakt ushqimor falas çdo ditë.

Ky reagim i gjerë tregon se apeli publik nuk ka mbetur vetëm në nivelin e solidaritetit me fjalë, por është shndërruar në ndihmë konkrete për dy motrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe