Kliti Hoti ka njoftuar bojkotimin e diskutimit për Buxhetin e vitit 2027 me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Përmes një reagimi, Hoti argumenton se nuk mund të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin, në një kohë kur qytetarët, të rinjtë dhe studentët po protestojnë në rrugë për të drejtat e tyre dhe për një shtet funksional.
Ai thekson se opozita duhet të përfaqësojë qytetarët dhe jo të krijojë atë që e cilëson si fasadë normaliteti për qeverinë.
