Duke nisur nga kjo fundjavë, shtojmë ndjeshëm frekuencën e autobusëve drejt Shirokës dhe Zogajt, duke krijuar më shumë mundësi lëvizjeje gjatë gjithë ditës për banorët dhe vizitorët e zonës.
Një shërbim i kërkuar dhe i nevojshëm, që nuk do të kufizohet vetëm në muajt e verës. Transporti publik në linjën Shkodër–Shirokë–Zogaj do të vijojë edhe gjatë sezonit të dimrit, me orare të përshtatura sipas periudhës.
Më shumë mundësi lëvizjeje dhe një lidhje më e mirë e Shirokës dhe Zogajt me qytetin, në çdo stinë të vitit.

