SHQIPTARI DËNOHET ME 3 VITE BURG NË BRITANI, I GJENDEN KOKAINË, KANABIS DHE MBI 27 MIJË £

Publikuar me datë:

Një shqiptar është dënuar me tre vite burg në Britani, pasi policia i gjeti kokainë, kanabis dhe më shumë se 27 mijë paund gjatë një kontrolli të zhvilluar në kuadër të një operacioni antidrogë.

Santiago Sadiku, 34 vjeç, banues në Vauxhall Road, Gloucester, u dënua në Gjykatën e Kurorës në Gloucester të enjten, më 10 shtator, pasi pranoi fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit, si dhe për posedimin e 27,036.85 paundëve pasuri të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në zonën Barton më 10 gusht. Gjatë hetimeve, oficerët kontrolluan edhe telefonin e Sadikut, ku gjetën mesazhe në WhatsApp që, sipas policisë, tregonin se ai merrej me shitjen e kokainës dhe kanabisit.

Në papafingon e banesës u gjet një çantë e verdhë e markës JD Sports, brenda së cilës ndodheshin 20 mijë paund në kartëmonedha.

Në dhomën e gjumit, policia gjeti një tjetër çantë, brenda së cilës ndodheshin 4,500 paund në kartëmonedha britanike dhe 20 paund në monedha skoceze.

Gjithashtu, oficerët gjetën një shishe plastike që përmbante monedha me vlerë 2,100 paund.

Policia e Gloucestershire tha se Sadiku tashmë është larguar nga rrugët dhe nuk mund të ndikojë më në komunitetin lokal përmes aktivitetit të tij të shpërndarjes së drogës.

“Ky rast është një tjetër shembull i punës së pandërprerë që po bëjmë për të goditur personat që mendojnë se mund të merren me shpërndarjen e drogës në Gloucestershire”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related