Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Publikuar me datë:

Prokuroria e Romës ka realizuar një operacion ndërkombëtar, duke vënë në pranga 10 persona – mes të cilëve katër shtetas italianë dhe një zviceran – të akuzuar për themelimin e një organizate kriminale që merrej me shpërndarjen e materialeve pedopornografike. Fëmijë të moshës nga 4 deri në 10 vjeç ishin viktimat kryesore të këtij rrjeti të dhunshëm.

Hetimet, të udhëhequra nga Prokurori Francesco Lo Voi dhe prokurori Geraci, arritën të identifikojnë se kjo organizatë, e formuar më 2020, operonte me një strukturë piramidale. Anëtarët e saj, kryesisht të rinj me mosha mes 22 dhe 28 vjeç, fillimisht u njohën me njëri-tjetrin në platformat e lojërave online, përpara se të përfshiheshin në veprimtari të rënda kriminale të natyrës seksuale.

Udhëheqësit e këtij rrjeti përdornin kanale dhe “Bot” në platformën Telegram, për të ruajtur anonimitetin dhe për të shkëputur kontaktin direkt me klientët e tyre. Organizimi përqendrohej te pesë administratorë, të cilët për përdoruesit njiheshin vetëm përmes pseudonimit “Mbreti” dhe mblidheshin në një hapësirë virtuale të mbrojtur, të quajtur “Dhoma e Mbretërve”.

Abonentët, rreth 1,000 nga vende të ndryshme të botës, paguanin shuma mujore nga 3 deri në 9 euro për të aksesuar imazhe dhe video, ose në disa raste detyroheshin të siguronin vetë materiale të reja pedopornografike. Shumat e mbledhura ishin të konsiderueshme dhe investoheshin në zgjerimin dhe mirëmbajtjen e aktivitetit të paligjshëm të organizatës.

Ngritja dhe shkatërrimi i këtij rrjeti u realizua falë infiltrimit të një agjenti policie, i cili arriti të depërtonte në nivelet më të larta të organizatës. Ai u përfshi deri edhe në menaxhimin e financave të grupit, duke mbledhur prova kyçe që çuan në zbulimin e identitetit të anëtarëve dhe arrestimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related