Arkivi Marubi, frymëzim për krijimtari të re / Ekspozita “Atelieja e Edukimit” sjell 10 vite punë artistike nga fëmijët

Publikuar me datë:

Më shumë se 100 punime të realizuara nga nxënës të shkollave 9-vjeçare të Shkodrës janë bërë pjesë e ekspozitës “Atelieja e Edukimit”, e cila përmbledh krijimtarinë e fëmijëve përgjatë një dekade.

Punimet janë frymëzuar nga koleksioni fotografik i Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe janë realizuar në kuadër të programeve edukative të muzeut. Përmes tyre, fëmijët kanë sjellë një këndvështrim të veçantë mbi fotografitë dhe historinë që ato mbartin, duke i shndërruar në pikënisje për krijime të reja.

Në ekspozitë gjenden punime të realizuara përmes teknikave dhe formave të ndryshme artistike, duke pasqyruar mënyrën se si nxënësit kanë interpretuar materialet e arkivit dhe janë afruar me fotografinë.

“Atelieja e Edukimit” tregon se njohja me fotografinë dhe trashëgiminë e arkivit Marubi mund të shkojë përtej mësimit të historisë. Për fëmijët, kjo përvojë është kthyer në një hapësirë ku ndërthuren kujtesa, imagjinata dhe shprehja krijuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vdes personi i tretë nga malaria që ka shpërthyer në zonën rreth Aeroportit të Frankfurtit

Një viktimë e tretë është regjistruar nga malaria në rajonin pranë Aeroportit të Frankfurtit, në një ngjarje të cilësuar nga autoritetet gjermane si një shpërthim tepër i rrallë i kësaj sëmundjeje tropikale, i lidhur me trafikun ajror. Të enjten, bashkia e Frankfurtit bëri të ditur në një deklaratë se një prej dy banorëve të infektuar […]

Prishtinë/ Zhvillohet protesta masive kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK-së

Edhe këtë të enjte në mbrëmje, qytetarët janë rikthyer...

Rama në Kuvend për pagat e gjyqtarëve, kryeministri i bashkohet debatit për rritjen e pagave

Kuvendi pritet të vendosë pagat e reja të magjistratëve,...

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

Një dron rus ka sulmuar një anije mallrash në...