12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës! Gazetarja jep detajet

Publikuar me datë:

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 12-vjeçare është bërë viktimë e abuzimit seksual.

E mitura dyshohet se është abuzuar nga dy persona të afërm: djali i hallës dhe tezja e saj.

Sipas raportimit të gazetares Sara Demushi, ky rast i rëndë incesti ka mobilizuar menjëherë efektivët e policisë së Tiranës, të cilët kanë vënë në pranga dy të dyshuarit: djalin e tezes, 29 vjeç, dhe tezen 31 vjeçe të të miturës.

Dyshohet se vajza ka folur me shoqet e saj rreth disa videove intime që kishte në celular, çka ka çuar në ndërhyrjen e drejtoreshës së shkollës, e cila ka alarmuar policinë. Prindërit kanë deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk ishin në dijeni të abuzimit. Vajza 12-vjeçare është marrë në pyetje në prani të psikologut, ku ka pohuar abuzimin seksual që ka pësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related