Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

Publikuar me datë:

Një dron rus ka sulmuar një anije mallrash në pronësi turke në një nga kanalet e Deltës së Danubit, në territorin ukrainas pranë kufirit me Rumaninë.

Ngjarja ka përfshirë anijen M/V Mariam M, e cila kishte nisur udhëtimin nga Latakia në Siri dhe ishte në drejtim të portit të Galaçit në Rumani.

Autoritetet ukrainase njoftojnë se si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë kapiteni i anijes, ndërsa tre pjesëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, burime nga Turqia raportojnë një numër më të madh viktimash, duke bërë me dije se, përveç kapitenit, ka humbur jetën edhe piloti i portit dhe janë plagosur 13 persona të tjerë.

Si pasojë e goditjes nga droni, ura e komandimit e anijes është shkrumbuar plotësisht dhe flakët janë përhapur edhe në hapësirat e akomodimit.

Sulmi ka ndodhur në një rajon me rëndësi strategjike në Deltën e Danubit, afër kufirit me Rumaninë, zonë në të cilën prej fillimit të luftës janë regjistruar disa incidente që kanë kërcënuar sigurinë e trafikut detar dhe infrastrukturën portuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama në Kuvend për pagat e gjyqtarëve, kryeministri i bashkohet debatit për rritjen e pagave

Kuvendi pritet të vendosë pagat e reja të magjistratëve,...

Tenderi për makinat elektrike në Shkodër, pse u la jashtë oferta më e lirë?

Një tender i Bashkisë Shkodër për blerjen e automjeteve...

Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Prokuroria e Romës ka realizuar një operacion ndërkombëtar, duke...