Shkodra tronditet nga krimi, Boci: Kur armët flasin më fort se shteti

Publikuar me datë:

Vetëm tri ditë pas plagosjes së një qytetari me armë zjarri në mes të ditës në lagjen “Partizani”, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Në Dukagjin, një konflikt me armë përfundoi me vrasjen e babë e bir dhe plagosjen e rëndë të një personi tjetër.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Luciano Boci ngre shqetësimin për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Shkodër, duke akuzuar qeverinë dhe Policinë e Shtetit për mungesë parandalimi.

Sipas Bocit, ngjarjet e fundit nuk duhen parë si episode të izoluara, ndërsa kërkon përgjigje për qarkullimin e armëve dhe masat që po merren për parandalimin e konflikteve.

Ai kritikon gjithashtu justifikimin e terrenit të vështirë në zonat malore, duke theksuar se Dukagjini është pjesë e Shqipërisë dhe se shteti duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve.

Në fund, Boci kërkon përgjegjësi politike nga qeveria, duke e akuzuar atë se është e fortë ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, por e pafuqishme përballë krimit dhe armëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related