Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Publikuar me datë:

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje.

Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë institucionale për këtë ngjarje, me kërkesa për shkarkimin ose dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshimet do të vazhdojnë deri sa të përmbushen të gjitha kërkesat dhe të sqarohen plotësisht përgjegjësitë rreth trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt nga ana e institucioneve.

Informacionet e publikuara tregojnë se viktima kishte kërkuar prej muajsh zbatimin e një vendimi gjyqësor, si dhe ndihmë nga institucionet për mbrojtje. Më 16 tetor, Gjykata Themelore e Pejës kishte urdhëruar që ajo të kthehej në banesën e përbashkët me ish-bashkëshortin, për të qëndruar pranë djalit të saj.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, kërkesat për zbatimin e tij nuk u adresuan, ndërsa Arlinda Zekaj u vra me sëpatë nga ish-kunati, Albert Sylaj, mbrëmjen e së dielës në banesën e saj në Vitomiricë.

Kjo ngjarje ka nxjerrë në pah shqetësime të thella për reagimin e autoriteteve, pasi Zekaj kishte lënë dëshmi të shkruara dhe regjistrime zanore, përmes të cilave kishte kërkuar ndihmë dhe kishte denoncuar situatën ku ndodhej.

Protestuesit këmbëngulin që të gjithë përgjegjësit të japin llogari dhe rasti të trajtohet plotësisht nga drejtësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related