Meta mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Ajo që po ndodh në Shqipëri…

Publikuar me datë:

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka dalë hapur në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit dhe tokës, duke iu referuar protestave të gjata në Shqipëri të njohura si “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë promovimit të këngës së tij të re me titull “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta ndau me publikun një mesazh të fuqishëm, duke veçuar rezistencën e fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë ndaj presionit të interesave të mëdha korporative dhe industriale.

“Është një këngë që flet për njerëzit, për njerëzit që e kuptojnë se ne nuk jemi asgjë, por që ndoshta kemi ende një gjë të vogël, fuqinë për t’u ngritur në këmbë kundër atyre që duan të na uzurpojnë tokën tonë”, u shpreh këngëtari.

Duke reflektuar mbi protestat në Shqipëri, Meta theksoi rolin e fermerëve dhe qytetarëve të zakonshëm, të cilët sipas tij po dëshmojnë dinjitet përballë fuqive të mëdha dhe interesave të fuqishme.

“Fermerë të vegjël, njerëz të thjeshtë që në të vërtetë bëhen të mëdhenj për t’u përballur kundër fuqive, kundër pushteteve të pamendueshme”, tha ai.

Ai shtoi se sfida të ngjashme me mjedisin ekzistojnë edhe në Itali, duke veçuar Pulian, Ostunin dhe Sardenjën si zona të prekura.

Meta mbylli mesazhin e tij me një qëndrim të prerë për mbrojtjen e tokës: “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet.”

Me këtë qëndrim publik, Ermal Meta i bashkohet zërit të personaliteteve të tjera të njohura shqiptare ndërkombëtare, si Dua Lipa, të cilët kanë shprehur mbështetje për protestat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Messi u largua nga Argjentina, trajneri Skaloni gjen menjëherë pasuesin e fanellës me numër 10

Lionel Mesi vendosi të largohet përfundimisht nga Argjentina. Finalja...

Ndryshim në drejtimin e NJVKSH Shkodër

Besara Gjurgjej është caktuar në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Jetmir Lumajt. Gjurgjej vjen në këtë pozicion pas një eksperience 22-vjeçare në profesionin e mjekes stomatologe. Ajo do të drejtojë tashmë NJVKSH Shkodër, pas dorëheqjes së Lumajt pak ditë më parë.