Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetare, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama, jepe dorëheqjen!

Publikuar me datë:

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit.

Gjatë këtyre dy muajve protesta ka kaluar në disa faza. Nga tubimet e para, ajo është shndërruar në një aksion të përditshëm, ku protestuesit kanë marshuar pothuajse çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar as tensionet me Policinë, veçanërisht gjatë tubimeve pranë Kuvendit.

Organizatorët thonë se protesta nuk përfaqëson më vetëm një kauzë të vetme, por pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe asaj që ata e cilësojnë si kastë politike.

Sipas tyre, dalja e përditshme në rrugë është mënyra e vetme për të mbajtur presion mbi institucionet dhe për të kërkuar ndryshim politik.

Edhe sot, në ditën e 60-të, protestuesit pritet të mblidhen sërish në Tiranë, ku do të zhvillojnë tubimin e radhës përpara Kryeministrisë, për t’u nisur më pas në marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.

Edhe këtë mbrëmje pritet të dëgjohen thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk dorëzohet!”, “Shqipëri e re!” dhe “Revolucion!”, slogane që janë bërë tashmë simbol i protestës.

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të shpallura. Për ta, 60 ditët e deritanishme përfaqësojnë jo fundin e një proteste, por vazhdimin e një lëvizjeje që synon të mbajë të pandryshuar presionin ndaj qeverisë dhe klasës politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mitrovicë/ Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të...

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]