Akuza të rënda për Policinë e Shkodrës/ Përvizi: “Qyteti kontrollohet nga bandat, drejtuesit e policisë paguhen prej tyre”

Publikuar me datë:

Deklarata të forta janë bërë në drejtim të Policisë së Shkodrës nga Amel Përvizi, anëtar i “Shqipëria Bëhet”, i cili pretendon se grupet kriminale kanë marrë kontrollin e qytetit.

Gjatë deklaratës së tij, Përvizi ka ngritur akuza se institucionet shtetërore nuk kanë më kontrollin e situatës në Shkodër dhe se, sipas tij, drejtues të Policisë lokale paguhen nga persona të lidhur me botën e krimit.

Një tjetër pretendim i tij lidhet me sistemin e kamerave të sigurisë në qytet. Përvizi deklaron se kamerat janë nën kontrollin e grupeve kriminale dhe përdoren për të monitoruar lëvizjet në Shkodër.

“Shkodra nuk është më e policisë”, është shprehur ai, duke e krahasuar situatën me periudhën e vitit 1997 dhe duke vënë në pikëpyetje autoritetin e Policisë së Shtetit në qytet.

Akuzat e bëra nga Përvizi janë të rënda, por deri në këtë fazë mbeten deklarime të tij dhe nuk përbëjnë fakte të provuara. Për pretendimet e ngritura nevojitet një reagim dhe verifikim nga institucionet përgjegjëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related