Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

Publikuar me datë:

Një sherr i dhunshëm i regjistruar në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ka përfunduar me plagosjen me thikë të tre të rinjve.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të çastit mes tre të rinjve dhe dy personave të tjerë. Debati ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë të plagosur F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç.

Dy prej të rinjve, të moshës 18 dhe 20 vjeç, u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të plagëve të marra, ndërsa 19-vjeçari pësoi lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për trajtim spitalor. Burime zyrtare bëjnë me dije se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjes shtetasin L.Ç., 19 vjeç, si dhe një 15-vjeçar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...