Disa parcela bujqësore në fshatin Derven të Krujës janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë, duke shkaktuar djegien e kallamishtes dhe mbetjeve të misrit në zonë.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimi zjarrfikës i Krujës ka ndërhyrë për të izoluar zjarrin. Edhe pse zjarri u shua fillimisht, një riaktivizim i flakëve bëri që zjarrfikësit të ktheheshin përsëri në terren për të ndërhyrë sërish.
Ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, por kjo çështje është ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.
Zyra e zjarrfikëses vijon punën intensive për fikjen e plotë të zjarrit dhe për vënien nën kontroll të situatës.

