Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë apel qytetarëve të Evropës që të kundërshtojnë atë që ai e quajti “rikthim të nacionalizmave”, duke theksuar nevojën për një përkushtim të ri ndaj një Evrope të bashkuar, të pavarur dhe demokratike.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Metz, në kuadër të vizitës së Papa Leo XIV në Francë, Macron vuri në dukje se Evropa duhet të vazhdojë të luajë rolin e një faktori të paqes, pavarësisë dhe demokracisë.
Ai theksoi se kontinenti evropian nuk duhet të izolohet apo të lejojë që ndjenjat e urrejtjes ndaj të tjerëve të diktojnë drejtimin e tij në të ardhmen.
Presidenti francez u bëri thirrje evropianëve që të “rizbulojnë guximin” e atyre që themeluan projektin evropian dhe të ruajnë një Evropë të bashkuar, demokratike dhe të aftë të përcaktojë vetë të ardhmen e saj.
Fokusi i takimit në Metz ishte integrimi evropian, paqja, si dhe sfidat që përjeton kontinenti, ndërsa Macron e përshkroi Bashkimin Evropian si një shtyllë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe demokracisë.

