Rritet prodhimi i çimentos, betonit dhe llaçit, bien nafta dhe kromi

Publikuar me datë:

Çimentoja mbetet një nga produktet më të rëndësishme të industrisë në Shqipëri. Në vitin 2025, prodhimi i çimentos Portland arriti në afërsisht 1 milion e 993 mijë tonë, duke shënuar një rritje prej 2.5% krahasuar me 2024-n. Po ashtu, prodhimi i betonit të gatshëm shënoi një rritje prej 3.5%, duke kapur shifrën e 1.8 milionë tonëve.

Një zgjerim i ndjeshëm është vërejtur edhe në prodhimin e sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për automjete. Gjatë vitit 2025, ky sektor prodhoi rreth 263 miliardë copë, një rritje prej 8.7%. Industria ushqimore ka vijuar gjithashtu me ritme në rritje, ku prodhimi i bukës së freskët arriti 67 mijë tonë, duke shënuar një rritje vjetore prej 8.4%.

Megjithatë, rënie të ndjeshme kanë regjistruar disa sektorë kryesorë. Vlera e shitjeve të naftës bruto pësoi një ulje prej 24.3%, ndërkohë që shitjet e xeherorëve dhe koncentrateve të kromit ranë me 23.9%.

Sa i përket rritjes së shitjeve, përparësi ka pasur llaçi i prodhuar në fabrikë, që u rrit me 19.5%, ndërkohë që alumini i lidhur i papërpunuar shënoi një rritje prej 15.4%.

Në përbërjen e shitjeve industriale, produktet ushqimore kryesojnë me 16.4% të totalit, të ndjekura nga produktet minerare me 14.4% dhe metalurgjia me 8.4%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Macron Evropës: Duhet të rimarrim guximin e themeluesve kundër nacionalizmit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë apel...

Florjan Bjanku sqaron qëndrimin për Dukagjinin dhe Velipojën: Shkodra është qyteti i tyre, rëndësi ka përfaqësimi

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga radhët e PD-së, Florjan Bjanku, ka reaguar pas kritikave të marra në mbledhjen e këshillit dhe në rrjetet sociale për qëndrimin e tij kundër emërtimit të Dukagjinit dhe Velipojës si qytete në kuadër të reformës së re territoriale. Bjanku, i cili votoi kundër dhënies së pëlqimit për reformën […]