Pas rreth një viti në krye të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Helidon Sokoli largohet nga drejtimi i institucionit. Në vend të tij është emëruar Petrit Bilali, i cili gjithashtu ka përvojë në fushën e trashëgimisë kulturore.
Arkeologu dhe studiuesi Helidon Sokoli ka një karrierë të gjatë në fushën e arkeologjisë dhe në studimin e pasurive historike e kulturore të veriut të Shqipërisë. Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, ai është angazhuar në dokumentimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë, si dhe në çështje që lidhen me ruajtjen e tyre.
Ndërkohë, drejtimin e institucionit do ta marrë Petrit Bilali, i cili vjen në këtë detyrë pas përvojës së tij në sektorin e mbrojtjes dhe administrimit të trashëgimisë kulturore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të Sokolit nga detyra. Ndryshimi shënon një tjetër lëvizje në drejtimin e institucionit përgjegjës për administrimin dhe mbrojtjen e monumenteve dhe vlerave kulturore në rajon.
Burimi Portali Veriu Sot

