Elbasan/ Përfshihet nga flakët automjeti në lagjen “1 Maji”, shkrumbohet plotësisht, tymi mbulon zonën

Publikuar me datë:

Një makinë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme në një nga lagjet kryesore të Elbasanit.

Incidenti ndodhi në zonën që njihet si “1 Maji”, ku flakët e fuqishme dhe re të dendura tymi shkaktuan frikë te banorët dhe kalimtarët në afërsi.

Nuk raportohet për të lënduar nga kjo ngjarje.

Sapoti u dha alarmi, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të shuar zjarrin, duke e vendosur situatën nën kontroll.

Dyshohet se automjeti u përfshi nga flakët për arsye ende të panjohura, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related