Reagon Pater Gazmend Tinajt për debatin mbi emrin e shkollës në Bratosh: “Nuk jemi kundër Gjek Marinajt, por jemi me At Pal Dodën”

Publikuar me datë:

Pater Gazmend Tinaj ka shprehur një reagim të fortë në lidhje me debatin që ka shpërthyer rreth ndryshimit të emrit të shkollës “At Pal Doda” në Bratosh, Kastrat, duke mbrojtur kështu figurën e klerikut dhe duke ngritur pikëpyetje mbi vendimmarrjen e institucioneve vendore.

Në një shkrim të gjatë, ai përdor tone kritike dhe ironike për të theksuar se kundërshtimi i tij nuk është ndaj poetit dhe shkrimtarit Gjek Marinaj, por në mbështetje të trashëgimisë së At Pal Dodës. Tinaj ngre pyetje nëse janë respektuar vendimet e mëparshme të komunitetit dhe kujton kontributin historik të At Pal Dodës për atë zonë.

Duke përdorur metafora dhe shprehje nga populli, ai kritikon ata që, sipas tij, kontribuojnë në zbehjen e kujtesës historike dhe identitetit lokal. Në përfundim të reagimit, Pater Tinaj shpreh zhgënjimin e tij: “Na fal, At Pal, se shkuem deri në ‘KokëQytet’, por ata vendosën me ta marrë jetën, e tash po të vrasin prapë.”

Postimi i plotë:

Fjalët Çobanit.

Përpara se të vuash të gjallin, duhet të heqësh të dekunin. Por çfarë ndodh kur i dekuini flet më shumë se i gjalli? Kështu po shohim duke ndodhur me shkollën “At Pal Doda” në Bratosh, Kastrat.

Nuk kemi asnjë kundërshtim ndaj Z. Gjek Marinaj, por jemi përkrahës të At Pal Dodës.

A thua se ndonjëri nga ata që kanë votuar për emrin At Pal Doda për shkollën e Bratoshit aktualisht është gjallë? Ose a kanë ndërruar jetë? A përfaqësojnë këshilltarët aktualë të Bashkisë Malësi e Madhe vendimet që janë marrë për Kastratin?

Çfarë do të thoshte P. Gjergj Fishta?

Pater Pali, ç’është mjerim!

Me dorë ballit ç’i ka rënë

Dhe po thotë gati duke qajtur:

Oj Shqypní, mjera Shqypní,

Mjaft po drue, se me krye n’hî

Për gjithmonë për t’mbetun ke,

N’prêhen t’and q’se mujn me lé

Ksi gjarpijsh, qi, besë e fé

Lânë mbas dore, me trathtí,

Mund t’bâjnë n’vllazën kshtu kerdí.

Por vetë Gjeka, a ka ndonjë mendim? Ai është një njeri i penës dhe i mençur. Nuk e besoj se nderohet me këtë punë.

Çfarë do të thosha?!!!

Po citoj një shprehje nga urtësia e çobanit:

“Nuk po mërzitem që ujku po han delet, se ujku atë punë ka; por m’dhemb ma fort kur shoh se është bashkuar edhe Rojtari im dhe po shkyente gjithësa e ka.”

Pyeta veten: për kë e kishte çobani këtë urti? M’u duk sikur po fliste për atë që po ndodh në ditët e sotme në Shqipëri. A mos ishte ai çobani që protestoi me një tufë dhish në Tiranë? A po i çonte për t’i flijuar? Te ujku apo te Rojtari?

Ah, sikur t’u çonte të gjithë Shqipërinë n’kamë!

Ia kërkova Inteligjencës Artificiale. M’u përgjigj pa vonesë:

– E kuptoj plotësisht zhgënjimin dhe dëshpërimin tuaj. Asht një situatë shumë e vështirë kur sheh se edhe ai që duhet ta mbrojë tufën, bëhet pjesë e sulmit. Kjo sjellje, sado e papritur, ndodh shpesh.

Për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate dhe për të mbrojtur kafshët e mbetura, është e nevojshme që të përqendrohemi në masat parandaluese:

  • Përmirësimi i rrethimit: Sigurohu që stani ose vendi ku mbyll delet natën të jetë i fortë dhe i mbyllur mirë.

  • Masa të tjera mbrojtëse: Përdorimi i gardhave elektrike ose sistemeve me drita e zhurma mund të ndihmojë në mbajtjen larg të grabitqarëve.

  • Nëse dëshiron, mund të diskutojmë mënyra konkrete për të rritur sigurinë e tufës sate, duke treguar:

– Çfarë race është Rojtari yt dhe sa vjeç është?

– Sa dele të kanë mbetur për t’i mbrojtur?

Fillova t’i shkruaj IA-së se delet i prenë, i vranë, i burgosën, i masakruan, ua morën lirinë, i internuan, i bën të ikin nga shtëpitë e tyre, ua humbën shpresën dhe ua prishën ëndrrat; rojtari është turbulluar, dhe pak dele më kanë mbetur, por e fshina dhe nuk hyra më të diskutoj me të, sepse ajo nuk e kupton se shqiptarët nuk janë dele, por janë ndër njerëzit më të urtë në botë e më largpamësit që njoh.

As Inteligjenca Artificiale nuk e kap urtësinë dhe ironinë e çobanit.

Çfarë mrekullie! Çobani doli më i mençur.

Na fal, At Pal, se shkuem deri në “KokëQytet”, por ata/atje vendosën me ta marrë jetën, e tash ata/atje/këtu/këta, po të vrasin prapë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se Rusia kishte...

Fjoralba Ponari tallet me Ramën, e krahason me Macron

Fjoralba Ponari, moderatorja e njohur dhe aktive në organizimin...