Vapë ekstreme, Franca mbyll reaktorin e centralit bërthamor në Golfes

Publikuar me datë:

Një nga reaktorët e centralit bërthamor Golfes në Francë është mbyllur përkohësisht si masë sigurie, për shkak të tejkalimit të temperaturave të lejuara për ujin e lumit Garonne, sipas një zëdhënësi të centralit.

Centrali, i cili përmban dy reaktorë me ujë të presionuar që secili ka një kapacitet prej 1.3 GW, përdor ujin e lumit Garonne për të ftohur sistemet e tij.

Njëri nga reaktorët ndërpreu funksionimin pak para mesnatës, pasi temperatura e ujit arriti 28°C, që është kufiri maksimal i caktuar për mbrojtjen e ekosistemit të lumit. Ndërkohë, reaktori tjetër ishte duke u mirëmbajtur.

Sipas një vendimi të vitit 2006, temperatura e ujit të lumit nuk duhet të kalojë 28°C pas shkarkimeve nga centrali, në mënyrë që të ruhet fauna dhe flora ujore.

Franca mbështetet në energjinë bërthamore, me gjithsej 57 reaktorë, të cilët kanë nevojë për sisteme të vazhdueshme ftohjeje dhe prandaj janë të vendosur afër lumenjve ose në zona bregdetare.

Gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, rritja e temperaturës së ujërave mund të detyrojë operatorin EDF të ulë ose të ndalë përkohësisht prodhimin, për të shmangur pasojat negative në mjedis.

Në kushte normale, këto kufizime ndikon pak në prodhimin vjetor, rreth 0.3%, por me ndikimin e ndryshimeve klimatike, kjo përqindje mund të rritet deri në 1.4% në vitin 2035 dhe 1.5% në vitin 2050.

Valët e të nxehtit që po prekin Francën kanë shtuar presionin mbi sistemin energjetik, duke detyruar kompaninë EDF të shqyrtojë mundësinë e uljes së prodhimit edhe në centrale të tjera bërthamore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...