Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një koment skandaloz që ka shkaktuar një mori reagimesh, gjatë një interviste të dhënë për mediat serbe, konkretisht për gazetën Kurir.
Gjatë një bisede të gjatë, ministrja e qeverisë së Aleksandër Vuçiçit shprehu se, po të kishte patur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, tha ministrja serbe gjatë intervistës që dha këtë fundjavë.
Gjatë luftës në vitet 1998–1999, forcat serbe kryen krime masive, duke realizuar masakra, vrasje dhe dëbime të shumta të popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Më shumë se një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra të tjerë u vranë ose u zhdukën.
Deklaratat e saj janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta nga publiku.

