Një emigrant shqiptar nga Gjermania ka nisur të japë mesazhe të fuqishme nga sheshi “Skënderbej”, ku ka filluar organizimi për protestën e 44-t kundër qeverisë. Ai shprehu se ka ardhur me familjen nga Gjermania për të marrë pjesë në këtë ngjarje, e cila sipas tij është një zhvillim që nuk e kishte parashikuar kurrë.
Ky emigrant ngriti shqetësime mbi mënyrën se si janë përdorur fondet publike gjatë viteve, duke u referuar edhe konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai theksoi se përgjegjësia për situatat e vështira nuk u takon vetëm institucioneve, por edhe qytetarëve që shpeshherë nuk reagojnë ndaj problemeve që i prekin.
“Emigranti shqiptar nga sheshi Skënderbej atje ku ka nisur organizimi për protestën e 44, dha mesazhe të forta: Jetoj në Gjermani. Kemi ardhur familjarisht. Jam i nderuar që marr pjesë në një proteste që nuk e mendoja se do të mbahej ndonjëherë. Thoja; ose si nuk cohën këta njerëz. Ore sa lekë paska pasur ky vend! Imagjinoni me mld e vjedhura, sipas KLSH-së të ishin investuar në mënyrën e duhur në vendin tonë. A e ka bërë njeri këtë analizë?! Është dhe faji ynë që nuk reagojmë, duhet të bëjmë të reagojnë dhe ata që kanë votuar këtë pushtet.”, tha ai.

