Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Theth, bëri të ditur se punimet për rrugën e Dukagjinit pritet të nisin brenda dy javëve të ardhshme, me financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sipas tij, hartimi i projektit ka kërkuar kohë, ndërsa investimi do të realizohet në përputhje me mundësitë financiare të vendit. Rama theksoi se ekonomia shqiptare ka njohur rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit, duke kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim i përgjithshëm në mbi 27 miliardë euro, me synimin për të arritur në 35 miliardë euro.
Kryeministri u shpreh se rritja ekonomike krijon më shumë mundësi për investime publike, duke shtuar se fondet për projekte infrastrukturore sigurohen përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve.

