Gjatë një takimi publik midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologut të tij belg, Bart De Wever, ka ndodhur një episod i pazakontë në prani të medias.
Ndërsa të dy liderët pozonin para kamerave, Rama u afrua nga pas De Wever-it dhe e përqafoi. Gjatë këtij veprimi, kryeministri belg reagoi me humor, duke sjellë të qeshura në sallë.
“Duhet të jetë shqiptari. Ai gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas…”, tha ai përpara gazetarëve.
Situata u prit me të qeshura nga të pranishmit.
