Alfred Hoxha u arrestua mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi nuk ishte kthyer në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes pesëditore.
Forcat “Shqiponja” e lokalizuan dhe ndaluan një ditë pas afatit kur ai duhej të ishte rikthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit.
I dënuar me 4 vite heqje lirie për vjedhje, Hoxha ka shlyer deri tani tre vite të dënimit dhe i mbetet edhe një vit burgim për të përfunduar dënimin.
Pas kapjes, ndaj tij do të zbatohen procedurat standarde për rikthimin në burgun e Rrogozhinës.
