“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Publikuar me datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje që, sipas tij, synon lënien në harresë apo ndryshimin e statusit administrativ të kësaj zone.

Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri, Blushi e cilësoi këtë zonë si një prej trevave më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, duke vlerësuar historinë, traditat dhe potencialin e saj për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndjek politika që rrezikojnë shpopullimin dhe dobësimin e zonave të veriut.

“Fushë-Arrëzi nuk është thjesht një emër në hartë. Është histori, është identitet, është vendi i njerëzve që kanë lindur, jetuar dhe sakrifikuar këtu”, deklaroi Blushi.

Ai tha se banorët e Fushë-Arrëzit duhet të kenë një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen për të ardhmen e zonës, ndërsa kërkoi më shumë investime dhe vëmendje nga qeveria.

“Edi Rama, mos guxo të prekësh Fushë-Arrëzin! Askush nuk mund të vendosë për fatin e një komuniteti pa dëgjuar njerëzit e tij”, u shpreh ai.

Blushi vlerësoi gjithashtu punën e kryebashkiakut Hil Curri, duke thënë se ai ka kontribuar për zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të kësaj zone.

Në përfundim, Blushi përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Fushë-Arrëzi nuk fshihet. Fushë-Arrëzi mbrohet.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gega: Gjithmonë e kam menduar tërheqjen nga sporti, ka qenë rrugëtim i vështirë

Atletja shqiptare Luzia Gega ka rrëfyer historinë e...

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Abazaj, pranë “Kroit të Madh”

Zjarri mbi lagjen Abazaj, pranë zonës së njohur si...

Ilir Meta del në krah të protestës së Orikumit: Nuk është aneks i Vlorës

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës...