Në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër është përfunduar palestra e re sportive, e cila do të mirëpresë nxënësit këtë shtator.
Në kuadër të programit “Pas Shkolle”, palestra do të vijojë të jetë e hapur edhe pas orarit mësimor, duke u vënë në shërbim të aktiviteteve sportive dhe komunitetit.

