Qytetari denoncon gjendjen e rrugës në Rrjoll: Ka rrëshqitje inertesh, segmenti nuk është sipas standardeve

Publikuar me datë:

Një qytetar ka ngritur shqetësime për gjendjen e një segmenti rrugor në zonën e Rrjollit, pas një vizite që thotë se zhvilloi në terren për të parë nga afër situatën.

Sipas tij, kompania G2 po vijon punimet normalisht, ndërsa në segmentin e vizituar janë konstatuar rrëshqitje inertesh nga mali drejt rrugës.

Qytetari shprehet se prania e inerteve në karrexhatë tregon se segmenti nuk përmbush standardet e duhura, duke ngritur pikëpyetje edhe për mirëmbajtjen e rrugës pas motit të keq të ditëve të fundit.

“Vizitova Rrjollin, desha të vërtetoja si qëndron e vërteta në atë zonë. Aty pashë se kompania G2 vazhdonte punimet normalisht. Gjatë këtij segmenti vërtetova që rruga nuk ishte brenda standardeve, sepse kishte rrëshqitje të inerteve nga mali”, shkruan ai në reagimin e tij.

Në përfundim, qytetari ironizon situatën duke e lidhur me aspiratat e vendit për integrimin europian, teksa shprehet: “Kështu shkojmë drejt Europës sa më parë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...