Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

Publikuar me datë:

Studiuesi Ilir Ciko ka prezantuar disa gjetje paraprake të studimit “Indeksi i Konkurrencës në Treg (MCI) për Ballkanin Perëndimor: 2026”, si pjesë e tretë e një serie studimesh që tregojnë nivelin e konkurrencës në tregjet e Shqipërisë dhe rajonit.

Ky nivel shprehet dhe matet përmes aftësisë së tregjeve për të lejuar devijimin e çmimeve nga ato të BE-së për produkte identike, të tregtuara nga të njëjtët operatorë europianë, duke u konsideruar një faktor përcaktues i deformimit të lartë të evidentuar në treg.

Sipas një postimi të tij në rrjetet sociale, studimi tregon se të gjitha vendet e rajonit kanë pësuar përmirësim të lehtë krahasuar me vitin e mëparshëm, përjashtuar Maqedonisë së Veriut që tregon përkeqësim të lehtë, dhe Malit të Zi që ka pasur përmirësim të konsiderueshëm.

Shqipëria mbetet tregu me barrën më të rëndë mbi konsumatorin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, me indeksin MCI 83 dhe barrën më të lartë për konsumatorin në rajon (100).

Për konsumatorin e thjeshtë shqiptar, rezultatet dëshmojnë se produktet që ai blen në markete europiane në Shqipëri, zhveshur nga efekti i ndryshëm i TVSH-së, kushtojnë mesatarisht 83% më shumë se saktësisht të njëjtat produkte të shitura saktësisht nga të njëjtat kompani në tregun Europian, ndërkohë që fuqia blerëse e tij, është vetëm 41% e mesatares së BE.

“Megjithë thirrjen publike, asnjë nga operatorët e përfshirë në studimin e parë, para dy viteve, nuk ka reflektuar ndonjë ulje të dukshme çmimi në treg, ndonëse Leku vijon të forcohet ndaj Euros.

Po kështu, asnjë nga institucionet publike që kanë detyrë të monitorojnë tregun dhe mbrojnë konsumatorin, nuk ka marrë ndonjë masë për këtë fenomen që u kushton 130-260 milionë euro në vit konsumatorëve shqiptarë, ndonëse prej kohësh, janë plotësisht në dijeni për sa më sipër”, thotë studiuesi Ciko.

Këtë vit, dy ekonomi të reja referuese përfshihen në studim: Kroacia (pjesë e rajonit dhe anëtare e BE-së) dhe Ukraina, si vend i përfshirë nga lufta. Të dy vendet rezultojnë me nivel konkurrence shumë më të mirë se vendet e rajonit (MCI)./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spiropali sulmon Ramën për Zvërnecin: Duhet marrëveshje, jo justifikime!

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar pas pesë ditëve...

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

Ylli Manjani, i ftuar në një emision televiziv, ka shpërthyer ndaj një pjese të protestuesve që, sipas tij, e kanë sharë dhe ofenduar në rrjetet sociale dhe në telefonin e tij. Manjani, i pyetur nga moderatorja në lidhje me protestën, tha se nuk e kishte ndjekur atë dhe u dha një mesazh atyre që e […]