Paketa fiskale 2027, Rama paralajmëron reagimin e qeverisë: Nesër do të shprehemi për ndryshimet

Publikuar me datë:

Pasi u ndez debati publik mbi ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për vitin 2027, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale.

Me një postim në platformën X, Rama iu përgjigj kritikave dhe diskutimeve që kanë qarkulluar lidhur me masat e reja fiskale. Ai bëri të qartë se pozicioni përfundimtar i qeverisë do të shprehet gjatë procesit të miratimit të buxhetit të ardhshëm.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se buxheti për herë të parë në histori do të kapërcejë kufirin prej 10 miliardë eurosh, ndërsa e cilësoi paketën fiskale të re si më të guximshmen në aspektin e rishpërndarjes së rritjes ekonomike.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumente pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomik”, shkruan Rama në X.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zgjedhjet lokale/ Bardhi akuzon Presidentin: Po bën teatër politik në shërbim të Ramës

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,...

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...