Qeveria ul shpenzimet, rritet fondi i pensioneve

Publikuar me datë:

Qeveria ”Rama 4” ka shpenzuar më pak para gjatë muajit mars të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të financave, shpenzimet totale zbritën nga 156.7 miliardë lekë në mars 2025, në 147.4 miliardë lekë per te njejten periudhe të këtij viti.

Pjesa më e madhe e fondeve ka shkuar për mbrojtjen sociale, ku përfshihen pensionet, ndihma ekonomike dhe skemat sociale. Ky zë arriti në 57.2 miliardë lekë, me rritje krahasuar me një vit më parë. Në rritje janë edhe fondet për rendin, sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa më shumë para janë përdorur edhe për shërbimet e përgjithshme publike, pra funksionimin e administratës shtetërore.

Nga ana tjetër, vihet re ulje e shpenzimeve për çështjet ekonomike, që lidhen me investimet dhe mbështetjen për sektorë si infrastruktura, transporti apo zhvillimi ekonomik. Rënie ka edhe për strehimin dhe shërbimet për komunitetin. Ekspertët e ekonomisë e interpretojnë këtë si një politikë më të kujdesshme fiskale, ku qeveria po synon të mbajë nën kontroll financat publike dhe deficitin buxhetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La derën e bankës pa mbyllur dhe iku në tualet, zbardhet rrëfimi i rrojes së arrestuar

“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së...

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...