Vala e të nxehtit ka përfshirë vendin, ndërsa në Pukë temperaturat kanë kaluar sot mbi 40°C.
Për të zbutur sadopak efektin e temperaturave të larta, Bashkia Pukë ka nisur lagien me ujë të rrugëve dhe shesheve të qytetit. Masa synon të ulë temperaturën në hapësirat publike dhe t’u krijojë qytetarëve kushte më të përballueshme gjatë orëve të nxehta.
Ndërkohë, situata ngre një pikëpyetje për Shkodrën. Edhe këtu, në vitet e mëparshme, lagia e pedonaleve, shesheve dhe hapësirave publike ka qenë një praktikë e zakonshme gjatë ditëve me temperatura të larta.
Por këtë vit, kjo praktikë nuk është vënë re në të njëjtën mënyrë.
Me temperaturat që vijojnë të jenë të larta, sidomos në orët e pikut, mbetet për t’u parë nëse Bashkia Shkodër do të ndërmarrë masa për freskimin e hapësirave publike dhe për lehtësimin e qëndrimit të qytetarëve në ambiente të hapura.
Puka po lag rrugët për të përballuar vapën. Po Shkodra?!
Nga Portali Veriu Sot

