Protesta te Kryeministria dhe përvjetori i PS-së, ja rrugët që do bllokohen në Tiranë

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka njoftuar bllokimin e rrugëve në Tiranë për shkak të protestës së qytetarëve për largimin e Edi Ramës që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe aktivitetit të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”.

Sipas njoftimit, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Hasim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji” dhe “Ibrahim Rugova” (nga “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”).

Gjithashtu, do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e uniformave blu në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...