Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 shtetas në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i akuzuar për organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vijuar më pas në disa akse të tjera rrugore të Tiranës.

Protestuesit kanë lëvizur në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe në segmente të Unazës, ku sipas Policisë është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e miratuar për zhvillimin e tubimit.

Në kuadër të procedimit penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related