Mbrëmjen e sotme, situata ka njohur një përshkallëzim të tensionit gjatë protestës që po mbahet përpara Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasje mes demonstruesve dhe policisë, si dhe janë kryer shoqërimet e para.
Pasi kanë marshuar në disa rrugë të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar grumbullimin. Momente tensioni janë shënuar kur policia ka ndërhyrë për të zhvendosur turmën drejt trotuarit, me synimin për të mos penguar qarkullimin e makinave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ky veprim ka sjellë përplasje direkte mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, dhe forcat e rendit kanë filluar shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve në protestë.
