Përplasja Tomori-Kalaja për Vllazninë/ “Nuk ka nevojë të vijë një trajner nga Tirana të na tregojë çfarë nuk shkon”

Publikuar me datë:

Deklaratat e trajnerit të Partizanit, Ylli Tomori, pas përballjes me Vllazninë kanë hapur një debat të ri rreth situatës së klubit shkodran.

Tomori kërkoi më shumë mbështetje për Vllazninë, duke u ndalur te vështirësitë që po kalon skuadra dhe te pesha që ka klubi në futbollin shqiptar.

“Më dobët se kaq nuk ka ku shkon ekipi shkodran. Po kërkoj ndihmë për Vllazninë sepse e di mirë se kush është kjo skuadër dhe çfarë historie ka. Duhet të dalë dikush dhe ta ndihmojë për të shkuar sërish aty ku duhet të jetë”, u shpreh Tomori.

Fjalët e tij nuk kanë kaluar pa përgjigje nga Artan Kalaja. Ky i fundit deklaroi se drejtuesit e Vllaznisë janë në dijeni të problematikave të klubit dhe po punojnë për t’i adresuar ato.

“Problemet që ka Vllaznia i zgjidhim vetë dhe jemi duke u marrë me to. Nuk është nevoja të vijë një trajner nga Tirana dhe të na thotë se çfarë nuk shkon. Ne e dimë çfarë nuk shkon”, deklaroi Kalaja.

Sipas tij, një prej pengesave kryesore mbetet buxheti i klubit, i cili, sipas Kalasë, është më i ulëti në kampionat dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e skuadrës.

“Problemi kryesor për ne është problemi ekonomik. Ekipi i Vllaznisë ka buxhetin më të vogël ndër gjithë ekipet e kampionatit dhe kjo padyshim që ndikon tek rezultatet”, përfundoi Kalaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE propozon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë

Komisioni Evropian ka rekomanduar Këshillit të BE-së të zhbllokojë 4.2 miliardë euro nga fondet e kohezionit të destinuara për Hungarinë, duke vlerësuar se qeveria e kryeministrit Péter Magyar ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës. Po ashtu, Komisioni ka sugjeruar që Hungaria të rikthehet plotësisht në programet Erasmus […]

Vuçiç në OKB: “Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, synojmë anëtarësimin në BE”

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, u bëri thirrje...

100 mijë persona në Japoni kanë mbushur 100 vjeç – 88% janë gra

Japonia ka vendosur një rekord të ri për jetëgjatësinë e popullsisë, duke e çuar për herë të parë numrin e qytetarëve mbi 100 vjeç përtej pragut të 100 mijë vetëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, aktualisht në vend jetojnë 107,677 persona që kanë arritur moshën 100 vjeç apo më shumë, […]