Vuçiç në OKB: “Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, synojmë anëtarësimin në BE”

Publikuar me datë:

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fokusohen drejt së ardhmes, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijoi të mbetet i përqendruar në të kaluarën.

Gjatë fjalimit të tij të fundit si president i Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç përsëriti qëndrimin e tij rreth Kosovës.

Ai refuzoi të pranojë pavarësinë e Kosovës, duke e konsideruar atë ende si pjesë të Serbisë.

“Shumë prej jush kjo u tingëllon si një e kaluar e largët, por plagët që i janë shkaktuar të drejtës ndërkombëtare janë gjithnjë e më të thella dhe më të rënda. Të jemi plotësisht precizë, rendi i respektimit të Kartës së OKB-së dhe i së drejtës së bazuar në të nuk ekziston më. Atë e rrënuan ata që copëtuan territoret e vendeve të tjera për hir të interesave të tyre politike dhe ekonomike. Është e pamundur të mbyllet Kutia e Pandorës…”

Vuçiç, ndonëse nuk e njeh shtetin e Kosovës, akuzoi qeverinë në Prishtinë për moszbatim të marrëveshjes që lidhet me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai gjithashtu kritikoi komunitetin ndërkombëtar, duke pretenduar se nuk i ka realizuar premtimet ndaj Serbisë, megjithëse sipas tij Beogradi ka plotësuar kërkesat e vendosura, përfshirë bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.

“Na shpjegonin se duhej t’i dorëzonim njerëzit tanë Tribunalit të Hagës dhe pastaj do të rridhnin mjaltë e qumësht dhe do të lulëzonin lulet. Ne i dorëzuam, ndërsa nuk morëm asgjë.”

Pa adresuar incidentin e ndodhur në Banjskë, i cili ndodhi tre vite më parë, apo homazhet për kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mladiç, Vuçiç iu drejtua edhe temave që lidhen me Kroacinë.

Megjithë fjalimin e zgjeruar, që përfshiu edhe mosangazhimin e Serbisë me Bashkimin Europian për sanksionet kundër Rusisë dhe përplasjet me përfaqësuesit europianë, Vuçiç theksoi se Serbia mbetet në rrugën e saj drejt integrimit europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE propozon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë

Komisioni Evropian ka rekomanduar Këshillit të BE-së të zhbllokojë 4.2 miliardë euro nga fondet e kohezionit të destinuara për Hungarinë, duke vlerësuar se qeveria e kryeministrit Péter Magyar ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës. Po ashtu, Komisioni ka sugjeruar që Hungaria të rikthehet plotësisht në programet Erasmus […]