Shoqata “Manifaktura Shqiptare” ka mbledhur në Shkodër përfaqësues të bizneseve prodhuese të qarkut për të diskutuar vështirësitë me të cilat po përballet sektori.
Në takim u ngritën disa prej shqetësimeve kryesore të kompanive, nga zhvlerësimi i euros dhe ndikimi te eksportuesit, te rritja e kostove të prodhimit dhe dobësimi i konkurrueshmërisë.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte Paketa Fiskale 2027, për të cilën bizneset paraqitën propozimet dhe shqetësimet e tyre.
Kreu i shoqatës, Florian Zekja, e cilësoi situatën problematike, duke theksuar se sektori po përballet me një moment të vështirë.
“Situata nuk është e mirë. Për herë të parë pas 36 vitesh sektori i manifakturës del në vend të dytë. Është një dramë e madhe për sektorin”, deklaroi Zekja.
Sipas tij, zhvillimet e fundit po shtojnë presionin mbi kompanitë prodhuese, veçanërisht ato që operojnë në tregjet e eksportit.

