Shtëpia e Bardhë u ndalon hyrjen gazetarëve të 3 mediave pavarësisht urdhrit të gjykatës

Publikuar me datë:

Shtëpia e Bardhë refuzoi hyrjen për gazetarët e Politico, MS NOW dhe CNN, pavarësisht një vendimi gjyqësor që urdhëronte kthimin e menjëhershëm të akreditimeve të tyre.

Ndërkohë, gazetarit të Politico iu hoqën akreditimet brenda disa orëve pasi një gjyqtar federal ndaloi masën përjashtuese të Presidentit Trump, duke vlerësuar se masa është shumë e mundshme të jetë në kundërshtim me kushtetutën.

Presidenti amerikan, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se këto media “nuk duhet të jenë në gjendje të shkruajnë ose transmetojnë vazhdimisht trillime dhe gënjeshtra”, duke i bërë përgjegjëse për mënyrën se si kishin pasqyruar aktivitetet e administratës së tij.

Departamenti i Drejtësisë, nga ana e tij, mbrojti veprimin e Shtëpisë së Bardhë duke pretenduar se përjashtimi i gazetarëve ishte i lidhur me çështje të sigurisë kombëtare.

Megjithë këtë, gjykata vlerësoi se kufizimi i aksesit me shumë mundësi bie ndesh me të drejtat kushtetuese për lirinë e shtypit dhe urdhëroi që gazetarëve të të tre mediave t’u lejohej sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

100 mijë persona në Japoni kanë mbushur 100 vjeç – 88% janë gra

Japonia ka vendosur një rekord të ri për jetëgjatësinë e popullsisë, duke e çuar për herë të parë numrin e qytetarëve mbi 100 vjeç përtej pragut të 100 mijë vetëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, aktualisht në vend jetojnë 107,677 persona që kanë arritur moshën 100 vjeç apo më shumë, […]

8 të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Ukrainë...