PE miratoi progresin e Shqipërisë/ Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti Europian të progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se PE ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë.

Sipas liderit të qeverisë, Vjosë-Narta do të mbrohet, ndërsa zhvillimi i Zvërnecit do të bazohet në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët, të rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, e futën qorrazi si amendament në Rezolutën për Shqipërinë,” shprehet Rama.

Ai shton: “Tani, ose është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, e cila përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, ose ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e kthejnë atë në një luftë për pushtet në emër të flamengove!”

Në çdo rast, Rama thekson se flamengot do të mbrohen, se Vjosë-Narta do të mbrohet, dhe se Zvërneci do të zhvillohet sipas standardeve të Bashkimit Europian. “Ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar,” përfundon ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Fond 300 miliardë dollarë për Iranin”- deklaron Reuters

Një fond privat i investimeve, me një vlerë prej...

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

Revista prestigjioze britanike The Economist i ka kushtuar një analizë protestave...

Amendamenti i BE për zonat e mbrojtura/ Tabaku: Rama disinformuesi më i madh i opinionit publik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reagaur pas...

120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë...