Bardh Spahia: Deputeten Koçeku e kërcënon Rama, jo bandat

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar pas deklaratave të deputetes Marjana Koçeku, e cila pretendon se është kërcënuar nga eksponentë të fisit Bajri.

Përmes një reagimi publik, Spahia shprehet se pas kërcënimeve ndaj deputetes qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa grupet kriminale, sipas tij, janë vetëm zbatues të urdhrave të pushtetit.

“Deputeten Koçeku e kërcënoi Rama. Bandat janë thjesht zbatues të urdhrave të tij dhe aksionerë kryesorë në pushtetin e inkriminuar”, shkruan Spahia.

Gjithashtu, Spahia i kërkon kryeministrit Rama të “heqë dorë nga kërcënimet mafioze”, ndërsa shton se “dita e llogaridhënies po afron”. Reagimin e tij ai e mbyll me shprehjen: “Kjo është fytyra e vërtetë e Europës së Edi Ramës”.

Postimi i plotë:

Deputeten Koçeku, e kërcënoj Rama!

Bandat janë thjeshtë zbatues të urdhërave të tij dhe aksioner kryesor në pushtetin e inkriminuar. Denoncimi i deputetes Koçeku po fakton atë që në Shkodër më mirë se kudo tjetër, e dinë të gjithë; bashkëpunimin e ngushtë të Edi Ramës me krimin e organizuar për të grabitur votën e qytetarëve nëpërmjet kërcënimeve mafioze, terrorizimit të qytetarëve dhe parave të pista të krimit. Kur deputetja kërcënohet, buratini në krye të bashkisë komandohet e urdhërohet, atëherë pyetja që lind natyrshëm është: në dorë të kujt është Shkodra e Shqipëria sot?

Dhe më e rëndësishmja: deri kur do ta lejojmë?

Duke dënuar me forcën më të madhe akte të tilla kriminale ndaj një familjare por edhe kolegeje deputete, i bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet mafioze. Dita e llogaridhënies po afron! Gjithashtu i bëj thirrje policisë, prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të trajtojnë me urgjencë, seriozitet dhe transparencë maksimale këtë akt të rëndë.

PS. Kjo është fytyra e vërtetë e Europës së Edi Ramës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...