Pasiguria në aksin Ura e Bahçallëkut – Harku i Bërdicës, këmbësorët të rrezikuar nga mungesa e trotuareve

Lëvizja në aksin rrugor Ura e Bahçallëkut – Harku i Bërdicës në Shkodër vijon të shoqërohet me shqetësime për sigurinë. Pas aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, ku humbi jetën një person, banorët dhe qytetarët ngrenë shqetësimin për rrezikun që paraqet ky segment, veçanërisht për këmbësorët.

Përveç mungesës së sinjalistikës së mjaftueshme, problematike mbetet edhe hapësira e kufizuar për lëvizjen e këmbësorëve. Në disa pjesë të rrugës, banesat dhe bizneset janë shumë pranë aksit, ndërsa trotuaret janë aq të ngushta sa në disa segmente kufiri mes tyre dhe rrugës është vështirë të dallohet. Në një aks ku çdo ditë kalojnë qindra automjete, këmbësorët detyrohen të lëvizin në kushte pasigurie dhe me rrezik të vazhdueshëm.

Shqetësimet për këtë projekt nuk janë të reja. Banorët e zonës kanë kundërshtuar dhe ngritur rezerva që në fazën e ndërtimit të rrugës, duke vënë në pikëpyetje sigurinë dhe kushtet e lëvizjes pas zgjerimit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe