Portieri në gjendje të rënduar pas vdekjes së futbollistit, merret vendimi drastik në Spanjë

Hezus De Migel i Tenerifes u nda nga jeta dhe bota e futbollit është tronditur. Portieri i Andorrës, Hezus Ouono, po ashtu është në gjendje të rënduar psikologjike pasi shkaktoi ndërhyrjen e rëndë që solli vdekjen.

Spanja ka vendosur që sot të mos luhet asnjë ndeshje e programuar për të martën, pas asaj që ndodhi në La Liga 2. Kishte sfida të vajzave, por edhe të Kupës së Mbretit ndër të tjera.

Sa i përket Atletiko Madrid-Bajern Mynih dhe Barcelona-Aston Vila, do të luhen sipas programit të UEFA-s në Champions.

Hezus De Migel vdiq në moshën 30 vjeçare dhe la pas një hidhërim të madh. Ishte fundi i takimit, kur pësoi goditjen horror dhe pati arrest kardiak. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe