Pas 20 vitesh pastrohen kanalet kulluese në Barbullush, Shkreli: Ndërhyrjet do të vijojnë

Publikuar me datë:

Pas rreth 20 vitesh, kanalet kulluese në zonën e Barbullushit po i nënshtrohen pastrimit dhe rikthimit në funksion. Ndërhyrja vjen pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve, veçanërisht për problemet me grumbullimin e ujërave gjatë reshjeve.

Punimet po kryhen nga Bashkia Vau-Dejës në bashkëpunim me Bordin e Kullimit dhe ekipet e Shërbimeve Publike.

Kryebashkiaku Kristian Shkreli deklaron se mirëmbajtja e rrjetit kullues do të shtrihet edhe në zona të tjera të bashkisë, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të mos hedhin mbetje në kanale.

Sipas bashkisë, pastrimi i tyre synon përmirësimin e kullimit dhe shmangien e përmbytjeve apo problematikave të tjera që shfaqen gjatë reshjeve të dendura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related