Një vit në krye të “Migjenit”, Gerti Palali bën bilancin: “Teatri nuk është një vend ku shohim, por ku ndjejmë”

Publikuar me datë:

Një vit pasi mori drejtimin e Teatrit “Migjeni”, Gerti Palali ka ndarë një bilanc të punës së bërë gjatë kësaj periudhe, duke e përshkruar si një vit me angazhim, sfida dhe bashkëpunime të shumta artistike.

Në mesazhin e tij, drejtori ka falënderuar stafin e teatrit, nga aktorët, këngëtarët dhe Orkestra Profesioniste, te regjisorët, skenaristët, koreografët, muzikantët, skenografi dhe ekipet teknike që punojnë pas skenës.

Palali ka vlerësuar veçanërisht kontributin e atyre që nuk janë gjithmonë në vëmendjen e publikut, por që kanë rol të rëndësishëm në realizimin e shfaqjeve dhe aktiviteteve artistike.

Falënderime ka pasur edhe për mediat, ndërsa drejtori e ka cilësuar publikun shkodran si pjesën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi, duke vlerësuar mbështetjen dhe duartrokitjet e tij.

“Teatri nuk është një vend ku shohim, por ku ndjejmë”, shkruan Palali, teksa shprehet se viti i parë ka qenë vetëm fillimi dhe se përpara institucionit janë projekte e sfida të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related