Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka publikuar pamje nga takimi me Papa Leonin, duke e përshkruar si një moment të veçantë për të dhe familjen e tij.
Ndreu tregon se gjatë takimit pati mundësinë të bisedonte shkurtimisht me Papën dhe t’i prezantonte Lezhën, duke i folur për historinë dhe bukuritë e qytetit.
“Pak çaste, por një emocion i jashtëzakonshëm dhe një kujtim i çmuar për ne!”, shkruan Ndreu në postimin e tij, ku ka ndarë edhe momentet nga takimi.

