Ndarja nga jeta e të riut që ëndërronte të bëhej futbollist, reagon presidenti Duka: Luftoi me kurajo, kemi humbur një…

Publikuar me datë:

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Noel Curës, 15-vjeçarit që ëndërronte të bëhej futbollist. Ai ishte pjesë e akademisë së Apolonisë dhe ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundje të keqe.

Postimi i plotë

Sot futbolli shqiptar dhe të gjithë ne që e duam atë kemi humbur një fëmijë që kishte ende shumë ëndrra për të jetuar.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Noel Curës, vetëm 15 vjeç, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen.

Noeli kishte ëndrrën e bukur për t’u bërë një futbollist i madh dhe e kishte nisur rrugëtimin e tij me Akademinë e FK Apolonia. Ai luftoi me kurajo dhe, së bashku me familjen e tij, nuk e humbi shpresën deri në fund.

Ndarja e tij e parakohshme është një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cura, të afërmve, shokëve, trajnerëve dhe gjithë familjes së FK Apolonia.

U prehsh në paqe, Noel!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...